SKINFOOD Black Sugar Perfect Enzyme Powder Wash është një larës i shkëlqyer që kombinon fuqinë e pastrimit dhe eksfolimit në një formulë të vetme. Ky pastrues pluhur i butë përmban sheqer të zi dhe enzima natyrale (proteina) nga frutat, të cilat bashkëveprojnë së bashku për të pastruar thellë lëkurën duke eksfoliuar dhe zbutur strukturën e saj. Enzimat të nxjerra nga frutat e papajës dhe fikut, heqin qelizat e vdekura të lëkurës duke ndihmuar në qetësimin e inflamacioneve dhe duke rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës. PHA (Acidi Lactobionic) kontribuon në eksfolimin e butë dhe mban lagështinë e lëkurës, duke lënë pas një ndjesi të butë dhe të hidratuar. Ndërsa, sheqeri i zi, i njohur për vetitë e tij hidratante dhe pasurinë në acid glikolik natyral, largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re.I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me tendencë skuqjeje, mikse dhe gjendje rosacea.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*30EAx1.2g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një  copë pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

papajë, fik, PHA, sheqeri i zi

Lista e plotë e përbërësve

Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Betaine, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Fragrance, Water, Iron Oxides (CI 77492), Lactobionic Acid, Butylene Glycol, Sucrose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, 1,2-Hexanediol, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionin

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.



SKINFOOD Black Sugar Perfect Enzyme Powder Wash

2,200 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI