MEDIHEAL Labocare Pantenolips Healbalm është një balm ushqyes i krijuar posaçërisht për të hidratuar dhe rigjeneruar buzët e thata. Me përbërësin kryesor Panthenol B5 (Vitaminë B5), ky balm përthithet lehtë në buzë, duke formuar një shtresë të hollë mbrojtëse që mbron butësisht lagështinë natyrale të buzëve. Rezultati është një pamje e freskët dhe e bukur, me një përfundim mat delikat, që u jep buzëve pamjen dhe ndjesinë e rehatisë dhe ushqimit të thellë, pa ndjesinë e rëndesës apo ngjitjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.
*10ml
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata.
Përbërësit “magjik”
Panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panthenol, Sorbitol, Isohexadecane, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Dilinoleic Acid/Propanediol Copolymer, Cetearyl Alcohol, Diisostearyl Malate, Macadamia Temifolia Seed Oil, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Phytosteryl Sunflowerseedate, Beeswax, Polysorbate 60, Glyceryl Stearate, Methyl Glucose Sesquistearate, Sorbitan Sesquioleate, Hydrogenated Vegetable Glycerides, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Tocopheryl Acetate, PEG-100 Stearate, Arginine, Carbomer, Butylene Glycol, Caprythydroxamic Acid, Sodium Acrylate/Sodium Acryloydimethyl Taurate Copolymer, Allantoin, Fragrance, Polysorbate 80, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Sorbitan Oleate
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.