MAKEP:REM Inteca™️ Soothing Pad ofron 70 tamponë pambuku të formuluara për të siguruar hidratim dhe qetësim të thellë të lëkurës. Esenca e këtyre tamponëve është e formuluar me kompleksin e patentuar Inteca™️, një përzierje e fuqishme e përbërësve natyralë të nxjerrë nga Centella Asiatica, e cila përfshin Asiaticoside dhe Madecassic Acid. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre qetësuese dhe anti-inflamatore dhe punojnë në harmoni për të ulur inflamacionin dhe për të shëruar irritimet e lëkurës, duke krijuar një ndjesi të menjëhershme qetësie. Ky produkt i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj me tendencë akneike dhe sensitivitet.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea/180ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
Inteca™️
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Xylitol, Polyglyceryl-10 Laurate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Butylene Glycol, Gluconolactone, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Eucommia Ulmoides Bark Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ethoxydiglycol
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.