Ky version në trajtë sticku i MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Stick SPF 50+ PA++++ është krijuar për ata që preferojnë një aplikim më të thjeshtë dhe më të përshtatshëm, ndërkohë që ofron të njëjtën formulë efektive si MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Cream SPF 50+PA++++ Me përmbajtjen e tij të pasur me oksid zinku, ai siguron një mbrojtje të lartë nga rrezet UV, qetëson lëkurën dhe ndihmon në hidratimin e saj. Falë ekstraktit të ujit bambusa vulgaris dhe kompleksit City-Proof me përbërës si ekstrakti i farës së moringës dhe vajrat me origjinë bimore, ky stick mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, duke qetësuar irritimet dhe duke ruajtur freskinë dhe relaksimin e saj. Tekstura e tij e lehtë dhe përfundimi mat e bëjnë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, duke ofruar një ndjesi jo-yndyrore dhe freskuese gjatë përdorimit të përditshëm.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*20gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).


Përbërësit "magjik"

100% oksid zinku, ujë bambusa vulgaris, kompleks City-Proof (që përmban ekstrakt të farës moringa dhe vaj me origjinë bimore)

Lista e plotë e përbërësve

Dodecyl p-Cresol, C12-15 Alkyl Benzoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Methyl Trimethicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Moringa oleifera Seed Extract, Lespedeza Capitata Leaf/Stem Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Bambusa Vulgaris Water, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Biosaccharide Gum-4, Fructan, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosa Damascena Flower Water, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Dimethiconol, Trisiloxane, Alumina, Stearic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Butylene Glycol, Cetyl Alcohol, AmmoniuAcryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ceramide NP, Beta-Glucan, Octyldodecanol, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Maltodextrin, Sodium Palmitoyl Proline

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.




MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Stick SPF 50+PA++++

1,750 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI