MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask Original (1.pc)

400.00 ALL 300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.

Përshkrimi

Funksioni kryesor i kësaj maske është hidratimi i thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërja me N.M.F (Natural Moisturizing Factor), përmban acid hialuronik dhe ujë nga bima Witch Hazel, të cilët i ofrojnë lëkurës së thatë hidratim të menjëhershëm. Ndërsa përbërja me allantoin dhe trehalose sigurojnë një efekt lifting të lëkurës, për një pamje më rinore. Formulimi me niacinamide i kësaj maske, ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Kjo maskë ndihmon në minimizmin e shenjave të moshës dhe lëmimin e tyre falë formulimit me kolagjen të hidrolizuar dhe arginine, një peptide e cila njihet për efektet e saj të mrekullueshme antirrudhë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, ujë nga bima Witch Hazel, niacinamide, trehalose, adenosine, allantoin, kolagjen të hidrolizuar, arginine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Trehalose, Panthenol, Allantoin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Polyglyceryl-4 Laurate, Zeolite, Sodium Hyaluronate, Aspartic Acid, Tocopherol, Anastatica Hierochuntica Extract, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Glycine, Glutamic Acid, Serine, Alanine, Disodium EDTA, Ceramide NP, Squalane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Threonine, Proline, Histidine, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Fragrance

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

400.00 ALL 300.00 ALL