MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Pad

2,800.00 ALL 1,650.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.

Përshkrimi

MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Pad përbëhet nga 70 pad-e të njoma, të cilat ndihmojnë në trajtimin e njollave, shenjave post-akne dhe hiperpigmentimit. Formula përmban Acid Kojic, një agjent i fuqishëm zbardhues dhe njëtratësues, i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar njollat kafe, hiperpigmentimin dhe shenjat post-akne, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja dhe duke lënë lëkurën më të pastër dhe të njëtrajtshme. Shafrani (Turmeric), me vetitë e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese, qetëson lëkurën, zvogëlon skuqjen dhe i rikthen fytyrës vitalitet dhe një shkëlqim të shëndetshëm. Niacinamidet nga ana tjetër ndihmojnë në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe në balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaton me kaq! Esenca përmban gjithashtu AHA për një eksfolim të butë, si dhe squalane dhe ekstrakte ushqyese që sigurojnë hidratim të thellë dhe rigjenerim, duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe të freskët. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, për ëkurë të mikse, të yndyrshme ose të ndjeshme që kërkon njëtrajtësim, qetësim dhe hidratim intensiv.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*70 tamponë pambuku
*160ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 Acid Kojic, Shafran, AHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycolic Acid, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Dipropylene Glycol, Sodium Hydroxide, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Glycereth-26, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, C12-14 Alketh-12, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Kojic Acid, Citrus Junos Peel Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Fragaria Ananassa (Strawberry) Fruit Extract, Cyanocobalamin, Salicylic Acid, Tocopherol, Ascorbic Acid, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate

Marka

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

 

Shpërndani

2,800.00 ALL 1,650.00 ALL