-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Ju prezantojmë MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum, një serum dermatologjik i krijuar për të qetësuar thellësisht lëkurën, të trajtojë njollat, skuqjet dhe shenjat e akneve, ndërsa përmirëson dukshëm teksturën dhe tonin e pabarabartë. Formula e tij e përqëndruar me 16% Acid Azelaik të pastër, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, anti-bakteriale dhe qetësuese, vepron në disa nivele për të zbehur gradualisht njollat kafe, për të minimizuar shenjat post-akne dhe për të reduktuar dukshëm inflamacionin. Acidi azelaik është veçanërisht efektiv në trajtimin e skuqjes, rosaceas dhe papulave inflamatorë, duke qetësuar menjëherë ndjesinë e irritimit dhe duke rikthyer balancën natyrale të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij është i pasur me përbërës qetësues, hidratues si edhe përforcues të barrierës së lëkurës, si Panthenol, Allantoin dhe Kompleksi BB Calming, të cilët bashëveprojnë së bashku për të ulur ndjeshmërinë, zbutur skuqjen e menjëhershme dhe mbrojtur lëkurën nga faktorët irritues të përditshëm. Ky kombinim e bën serumin ideal për persona me lëkurë akneike, të ndjeshme, me rosacea, por gjithashtu perfekt për këdo që kërkon një trajtim efektiv për ton të pabarabartë pa shkaktuar irritim. Tekstura e tij e lehtë dhe jo-komedogjene përthithet menjëherë, duke lënë një ndjesi të freskët dhe të butë në lëkurë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
16% Acid Azelaik, Panthenol, Allantoin, Kompleks BB Calming
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Azelaic Acid, Butylene Glycol, Propanediol, Sodium Hydroxide, Propylene Glycol, Alcohol Denat., 1,2-hexanediol, Niacinamide, Citric Acid, Glyceryl Caprylate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Allantoin, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Pantothenic Acid, Nicotinamide Mononucleotide, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide Np
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













