MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence

2,300.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence është një esencë e butë dhe hipoalergjike me teksturë të lehtë qumështore, e cila depërton në lëkurë me lehtësi, duke e hidratuar dhe forcuar barrierën mbrojtëse natyrore të saj. E pasur me 11% Niosome Panthenol, një formë e avancuar e panthenolit që ofron një hidratim të thellë dhe afatgjatë, kjo esencë parandalon humbjen e lagështisë dhe i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe të freskët. Ndërkohë, përmbajtja me madecassoside, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe shëruese, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe qetëson irritimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, si ndotja apo ekspozimi në diell. Po ashtu, cerathenoli, i përfshirë në formulën e esencës, siguron një forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të lagështisë dhe duke ofruar një hidratim sa më të thellë. Gjithashtu, falë efektit të saj hidratues, kjo esencë krijon një bazë të shkëlqyer për makeup-in.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 

*80ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

11% Niosome Panthenol,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Panthenol(11,000ppm), Polyglyceryl-10 Oleate, Ceramide NP, Madecassoside, Anthemis Nobilis Flower Extract, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Cetearyl Olivate, Disodium EDTA, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

 

Shpërndani

2,300.00 ALL 1,800.00 ALL