-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist është një mist hidratues dhe qetësues për fytyrë me formulë dyfazore (ujë + emulsion i lehtë kremi), i krijuar për të ofruar hidratim të menjëhershëm dhe për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës pa e rënduar atë. Kur tundet para përdorimit, dy fazat bashkohen dhe spërkaten në formën e një mjegulle ultra të imët, e cila përthithet shpejt dhe lë lëkurën të butë, të qetësuar dhe të hidratuar. Formula është e pasur me ujë nga orizi, acid hialuronik, panthenol dhe Centella Asiatica, përbërës që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, qetësimin e skuqjes dhe reduktimin e ndjeshmërisë së lëkurës. Ky mist është ideal për përdorim pas pastrimit të fytyrës, gjatë ditës për rifreskim ose mbi makeup, duke i dhënë lëkurës qetësim dhe hidratim pa ndjesi yndyre apo ngjitjeje.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50ml
*Në fillim tundeni produktin
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit "magjik"
ujë orizi, acid hialuronik, panthenol, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Triethylhexanoin, Water, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butylene Glycol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Streptococcus Thermophilus Ferment, Betaine, Trilaureth-4 Phosphate, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Sodium Phytate, Citric Acid, Pyrus Malus (Apple) Juice, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sea Salt, Cynanchum Atratum Extract, Tocopherol, Aspergillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Madecassoside, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Leaf Water, Centella Asiatica Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Lactobacillus Ferment, Houttuynia Cordata Extract, Hyaluronic Acid, Silanetriol, Bifida Ferment Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Rice Amino Acids
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














