VT COSMETICS PDRN Essence Glow Sun Pact SPF50+ PA++++

3,500.00 ALL 2,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT PDRN Essence Glow Sun Pact SPF50+ PA++++ është një risi e K-Beauty që kombinon fuqinë e kujdesit të avancuar të lëkurës me mbrojtjen maksimale ndaj diellit. I pasur me PDRN, një përbërës i njohur për vetitë e tij rigjeneruese dhe anti-age, ky produkt ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës, duke i dhuruar një pamje rinore dhe të lëmuar. Në formulë gjenden gjithashtu niacinamide për njëtrajtësimin e tonalitetit, panthenol dhe acidi hialuronik për hidratim të thellë, si dhe peptide e adenosine që nxisin elasticitetin dhe ndihmojnë në lëmimin e vijave të holla. Me filtrat e tij mbrojtës SPF50+ PA++++, kjo esencë-cushion ofron mbrojtje maksimale nga rrezet UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimet nga dielli dhe plakjen e parakohshme. Tekstura e saj e lehtë dhe me efekt "glow" shkrin në lëkurë pa lënë kast të bardhë, duke u bërë një bazë perfekte edhe për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ky Sun Pact është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një produkt 3-në-1: mbrojtje, hidratim dhe shkëlqim gjatë gjithë ditës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*25g

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 PDRN, niacinamide, panthenol, acid hialuronik, peptide, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Ethylhexyl Palmitate, Butylene Glycol, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Ceresin, Octyldodecanol, Ethylhexyl Salicylate, Titanium Dioxide, Octocrylene, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Microcrystalline Wax, Caprylyl Glycol, Aluminum Hydroxide, Mica, Stearic Acid, Fragrance, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Hydrogen Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Adenosine, Triethoxycaprylylsilane, Chromium Oxide Greens, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Ultramarines, Agave Tequilana Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Kaolin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Panax Ginseng Root Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium DNA, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Flower/Leaf/Stem Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, 팔미토일Tripeptide-1 

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

3,500.00 ALL 2,900.00 ALL