-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Essence Skin Foundation Pact
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS Essence Skin Foundation Pact SPF50+ PA+++ është fondatina kompakte më e re nga koleksioni i markës VT. Ky produkt 4-në-1 bashkon në mënyrë perfekte fondatinën, esencën hidratuese, efektin ndriçues dhe mbrojtjen nga dielli. Formula e tij me teksturë serumi shkrin butësisht mbi lëkurë, duke ofruar një përfundim natyral dhe të ndritshëm. E pasur me ekstrakt të rrënjës së licorice-s, kjo fondatinë ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e pigmentimit të pabarabartë, ndërsa adenosina përmirëson elasticitetin dhe stimulon rigjenerimin, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe rinore. Një avantazh i veçantë është mbrojtja e fuqishme ndaj diellit, me SPF50+ PA+++, që siguron mbrojtje të plotë nga rrezet UVA dhe UVB, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm. Mbulueshmëria është mesatare deri në të lartë, duke fshehur imperfeksionet dhe njëtrajtësuar tonin e lëkurës pa krijuar efekt "krisje". Paketimi kompakt dhe sfungjeri i përfshirë e bëjnë aplikimin të shpejtë e praktik, kudo që ndodheni. I disponueshëm në nuancën #23, kjo fondatinë është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një produkt praktik, estetik dhe efektiv në çdo përdorim.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*12gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i rrënjës së licorice-s, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Octocrylene, Aluminum Hydroxide, Black Iron Oxide (CI 77499), Titanium Dioxide (CI 77891), Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Hydrogen Dimethicone, Caprylyl Glycol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Oil Soluble Licorice (Glycyrrhiza) Extract, Ceresin, Octyldodecanol, Phenoxyethanol, Ethylhexyl Salicylate, Fragrance, Dimethicone, Adenosine, Red Iron Oxide (CI 77491), Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide (CI 77947), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Yellow Iron Oxide (CI 77492), Triethoxycaprylylsilane
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE