VILLAGE 11 FACTORY Active Clean Serum është një formulë e përparuar për të nxjerrë në pah shkëlqimin natyral të lëkurës suaj. Me një kombinim të fuqishëm të 2.2% acid glikolik dhe 2.8% acid laktik, ky serum vepron për të larguar shtresën e sipërme të qelizave të vdekura, duke zbuluar një lëkurë më të freskët dhe të rigjeneruar. Përbërja e tij me 0.01% BHA është një ndihmës i jashtëzakonshëm në luftën kundër akneve, duke shfrytëzuar vetitë e tij antibakteriale për të pastruar poret në thellësi dhe për të shpërbërë papastërtitë dhe pikat e zeza. Formulimi i serumit është i pasuruar gjithashtu me 80% përbërës natyralë dhe kompleksin ekskluziv VILLAGE 11%, një kombinim i cili qetëson lëkurën dhe minimizon çdo shenjë irritimi. Me përdorim të rregullt, ky serum rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e njëtrajtshme dhe e pastër. Prania e niacinamideve kontribuon në tkurrjen e poreve dhe zbehjen e njollave post-akne, duke dhuruar një lëkurë të rafinuar dhe të rinuar. Ideale për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike, ky serum është zgjidhja perfekte për një rutinë të plotë kujdesi ndaj lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit glikolik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
2.2% acid glikolik, 2.8% acid laktik, 0.01% BHA, 80% përbërës natyralë, kompleksin VILLAGE 11%,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Sodium Lactate, Lactic Acid, Glycolic Acid, Triolein, PolyacrylateCrosspolymer-6, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Xanthan Gum, Pectin, Dipropylene Glycol, Glyceryl Dioleate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Sucrose, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Glyceryl Glucoside, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Cetraria Islandica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Laminaria Japonica Extract, Calcium Chloride, t-Butyl Alcohol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.