-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TORRIDEN Cellmazing Pore Perfecting Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Torriden Cellmazing Pore Perfecting Ampoule është një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pore të zgjeruara, humbjen e elasticitetit dhe teksturën e pabarabartë dhe të ashpër. Kjo ampulë vepron si një trajtim intensiv që bashkon fuqinë e kolagjenit me peshë të ulët molekulare me përbërësit aktivë që minimizojnë dukjen e poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje sa më të lëmuar. Formula përmban kompleksin unik 5D Collagen, i cili depërton thellë në shtresat e dermës për hidratim të mirë të lëkurës nga brenda, ndërsa peptidet dhe adenozina bashkëveprojnë së bashku për të përmirësuar elasticitetin, duke parandaluar formimin e vijave të holla. Nga ana tjetër, prania e niacinamideve dhe PHA-së (Gluconolactone) ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt dhe largimin e qelizat të vdekura, duke minimizuar dukshmërinë e poreve dhe duke parandaluar bllokimin e tyre. Gjithashtu, ekstraktet bimeve qetësuese dhe acidi hialuronik sigurojnë që lëkura të mbetet e hidratuar pa asnjë ndjesi yndyre apo rëndese. Pas përdorimit, do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm në teksturën e lëkurës, e cila duket më e dendur, më e pastër dhe me një shkëlqim natyral. Kjo ampulë është e përshtatshme për çdo tipologji, veçanërisht për lëkurë me pore të dukshme dhe lëkurë që ka filluar të humbasë elasticitetin, duke ofruar një efekt "pore-less".
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
5D Collagen, adenozinë, niacinamide, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Collagen, Collagen Amino Acids, Collagen Extract, Soluble Collagen, Hydrolyzed Collagen (20ppm), Hexapeptide-2, Palmitoyl Tripeptide-5, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Arginine, Xylitol, Hydroxyethylcellulose, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Beta-Glucan, Biotin, Capryloyl Salicylic Acid, Gluconolactone, Tocopherol
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













