TOCOBO Vita Waterproof Sun Stick SPF50+ PA++++ (Mini)

1,000.00 ALL 700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

TOCOBO Vita Waterproof Sun Stick SPF50+ PA++++ (Mini) është versioni super cute dhe ultra-kompakt i kremit mbrojtës që mund ta mbani me vete kudo. I pasur me Vitaminë E, Centella Asiatica, madecassic acid dhe asiaticoside, ky sun stick ndihmon në qetësimin e irritimeve, forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen nga radikalet e lira gjatë ekspozimit në diell. Formula e tij është rezistente ndaj ujit, djersës dhe sebumit të tepërt, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm, aktivitete sportive, plazh ose ditë të nxehta. Tekstura e butë me efekt mat rrëshqet lehtë në lëkurë pa lënë shenja të bardha apo ndjesi ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkura të yndyrshme apo mikse. Përmasa e tij mini e bën jashtëzakonisht të lehtë për t’u mbajtur në çantë dhe për t’u ripërdorur gjatë ditës, madje edhe mbi make-up. Falë formulës hipoalergjike, vegane dhe reef-safe, është një zgjedhje e sigurt, e butë dhe shumë efektive për këdo që kërkon mbrojtje të lartë diellore në një format të rehatshëm dhe modern.

*Kjo SPF vjen e shoqëruar me një mbajtëse praktike, ideale për ta vendosur lehtësisht në çantë ose për ta lidhur me çelësat, në mënyrë që ta keni gjithmonë me vete dhe të mos e harroni kurrë mbrojtjen nga dielli.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!

*11gr

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Vitaminë E, Centella Asiatica, madecassic acid, asiaticoside

Lista e plotë e përbërësve

Methyl Methacrylate Crosspolymer, Polyethylene, Caprylyl Methicone, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Palmitate, Isopropyl Palmitate, Dicaprylyl Carbonate, Synthetic Fluorphlogopite, Dibutyl Adipate, Ozokerite, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Ethylhexyl Triazone, Vinyldimethicone, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Fragrance, Glyceryl Caprylate, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Triethoxycaprylylsilane, Tocopherol, Zinc Oxide, Water, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Iron Oxide Red, Centella Asiatica Extract

Marka

Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.

Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!

Shpërndani

1,000.00 ALL 700.00 ALL