-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TOCOBO Cica Cooling Sun Stick SPF50+ PA++++ (Mini)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
TOCOBO Cica Cooling Sun Stick SPF50+ PA++++ (Mini) është versioni super cute dhe ultra-kompakt i kremit mbrojtës që mund ta mbani me vete kudo. Ky stick ka një formulë të lehtë dhe të freskët, i përbërë nga kompleksi unik i Centellës së fermentuar, i cili përmirëson depërtimin e përbërësve ushqyes dhe ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën. Me një përzierje të fuqishme prej 10 llojesh të acidit hialuronik, niacinamide dhe ekstrakt Aloe Vera, ky krem hidraton intensivisht, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës dhe duke i dhënë një ndjesi butësie dhe elasticiteti. Acidi hialuronik depërton në shtresa të ndryshme të lëkurës për të ofruar hidratim të thellë, ndërsa niacinamidet (vitamina B3) i japin lëkurës një pamje të ndritshme, duke zbehur njollat, duke kontrolluar prodhimin e sebumit dhe duke minimizuar dukjen e poreve. Ekstrakti i Aloe Verës nga ana tjetër ka veti qetësuese, si edhe mbron lëkurën nga irritimet dhe faktorët e jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive. Gjithashtu, falë përmasës së tij mini, nuk ka më justifikime për të mos e aplikuar apo riaplikuar spf-ën gjatë ditës.
*Kjo SPF vjen e shoqëruar me një mbajtëse praktike, ideale për ta vendosur lehtësisht në çantë ose për ta lidhur me çelësat, në mënyrë që ta keni gjithmonë me vete dhe të mos e harroni kurrë mbrojtjen nga dielli.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*11gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
kompleks të Centellës së fermentuar, 10 lloje të acidit hialuronik, niacinamide, ekstrakt i Aloe Verës,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Caprylate/Caprate, Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Butylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Ozokerite, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Dimethicone, Polymethylsilsesquioxane, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Stearalkonium Hectorite, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Sodium Chloride, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Propylheptyl Caprylate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Mentha Arvensis Powder, Saccharomyces Ferment, Asiaticoside, Madecassoside, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fragrance, Chromium Oxide Greens
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














