-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Daily Mask
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Reviews
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Daily Mask është një trajtim i përditshëm që i jep lëkurës kujdesin dhe hidratimin që meriton. Me 30 maska të mbivendosura, kjo formulë e pasur me Beta-Panthenol™ kombinon fuqinë e D-Panthenolit, Beta-Sitosterolit dhe peptideve duke forcuar barrierën e lëkurës, rritur nivelin e hidratimit dhe qetësuar skuqjet apo irritimet. Nga ana tjetër, falë ceramideve në formulë, kjo maskë ndihmon gjithashtu në mbajtjen e lagështisë dhe parandalon tharjen, duke i dhënë lëkurës një ndjesi të butë dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, adenozina vepron kundër rrudhave dhe përmirëson elasticitetin, duke e bërë lëkurën të duket më e tendosur dhe rinore. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për atë të thatë dhe të dehidratuar, kjo maskë është ideale për t’u përdorur çdo ditë, duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët, të hidratuar dhe të shëndetshme.
*30 maska
*350ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Beta-Panthenol™, ceramide, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Panthenol, Propanediol, Dipropylene Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycereth-26, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate SE, Pantolactone, Methyl Glucose Sesquistearate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Citric Acid, Sodium Citrate, Water, Sodium Hyaluronate, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Xylitylglucoside, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Anhydroxylitol, Rosa Damascena Flower Water, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Domestica Fruit Extract, Xylitol, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Glyceryl Glucoside, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Octyldodecanol, Ectoin, Hydrogenated Lecithin, Beta-Sitosterol, Glucose, Sodium Palmitoyl Sarcosinate, Lactobacillus Ferment Lysate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Ceramide NP, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Tetrapeptide-40, Disodium EDTA
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE