-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Strawberry Sugar Food Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Lejoni lëkurën të shijojë freskinë dhe butësinë e natyrës me maskën ushqyese-eksfoliuese SKINFOOD Strawberry Sugar Food Mask. E pasur me antioksidantë, ekstrakte frutash dhe 36% sheqer të zi, kjo maskë e mrekullueshme i dhuron fytyrës një trajtim të ëmbël dhe transformues. Formula eksfoliuese largon butësisht qelizat e vdekura, pastron në thellësi poret dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Luleshtrydhja vepron si një agjent i fuqishëm rinovues, duke unifikuar tonalitetin e lëkurës, reduktuar shenjat e lodhjes dhe qetësuar irritimet. Ndërkohë, sheqeri i zi hidraton në thellësi dhe ushqen intensivisht, duke e lënë lëkurën të butë dhe të rigjallëruar. Me teksturën e saj kremoze që shkrihet mbi lëkurë, kjo maskë dhuron një përvojë të këndshme dhe luksoze. Pas shpëlarjes, fytyra mbetet e lëmuar, e freskët dhe e ndritshme, me një ndjesi të mrekullueshme butësie.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
36% sheqer të zi, Luleshtrydhe
Lista e plotë e përbërësve
Sucrose, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceteth-10, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Cetyl Ethylhexanoate, C12-14 Pareth-12, Stearalkonium Hectorite, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Fragaria Vesca (Strawberry) Seed, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Lanolin, Sorbitan Laurate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Water, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Caramel, Butylene Glycol, Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Ci 17200, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE