-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Mint Choco Food Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Maska Ushqyese “SKINFOOD Mint Choco Food Mask” është një trajtim freskues dhe rigjallërues për lëkurën, e krijuar për të pastruar thellësisht dhe për të përmirësuar teksturën e saj. Me një teksturë të butë dhe elastike, e ngjashme me akulloren kremoze, kjo maskë shkrin butësisht në lëkurë, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe papastërtive që bllokojnë poret. Formula e saj unike përmban një përzierje të pasur me tre lloje menteje: mente molle, mente piper dhe mente të ëmbël, të cilat njihen për vetitë e tyre antibakteriale, qetësuese dhe anti-inflamatore. Kjo përbërje ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe jep një ndjesi freskie të menjëhershme, duke ndihmuar gjithashtu në lehtësimin e stresit dhe lodhjes së lëkurës. Një tjetër përbërës i rëndësishëm është ekstrakti i kakaos, i përfshirë në formulë me një koncentrim të lartë prej 30%, i përftuar përmes metodës inovative të ekstraktimit me temperaturë të lartë dhe ftohjes së shpejtë me sistemin “dual brew”. Ky ekstrakt është i pasur me katekinë, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme. Përveç kësaj, fibrat dietike të kakaos ndihmojnë në thithjen e yndyrës së tepërt dhe në pastrimin e thellë të poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje më të pastër dhe të butë.Ideale për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për lëkurat e yndyrshme dhe mikse, kjo pasi sjell një përvojë freskuese dhe relaksuese, ndërsa ndihmon në balancimin dhe rigjallërimin e lëkurës. Me një aromë delikate menteje dhe çokollate, ky trajtim jo vetëm që përkujdeset për lëkurën, por gjithashtu krijon një ndjesi kënaqësie dhe relaksi gjatë përdorimit.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
mente molle, mente piper, mente të ëmbël, ekstrakt kakao
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Tapioca Starch, Glycerin, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Theobroma cacao (Cocoa) Extract, Myristic Acid, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, Potassium Hydroxide, Mentha rotundifolia leaf extract, Mentha piperita (Peppermint) leaf extract, Mentha viridis (Spearmint) leaf extract, Oryza sativa (Rice) Powder, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Portulaca oleracea extract, C12-14 Pareth-12, Cocos nucifera (Coconut) Powder, Hydroxypropyl methylcellulose extract, Peucedanum graveolens (Dill) Extract, Hibiscus sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Caprylyl Glycol, CI 42090, Fragrance, Limonene.
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE