-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Lemon Dill Butter Food Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Lemon Dill Butter Food Mask, është një trajtim i pasur dhe freskues që e mbështjell lëkurën me butësi dhe shkëlqim! Kjo maskë unike për fytyrën përmban një teksturë të veçantë e cila shkrin mbi lëkurë si gjalpi i ngrohtë, duke ofruar një ndjesi të pasur ushqyese. Formula e saj është e mbushur me ekstrakt të limonit, i njohur për vetitë e tij ndriçuese dhe pastruese, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhuruar një pamje sa më të freskët. Nga ana tjetër, gjethet e koprës, të pasura me antioksidantë dhe veti qetësuese, ndihmojnë në mbrojtjen e barrierës natyrore të lëkurës, ndërsa përzierja e tre llojeve të gjalpit bimor hidraton thellësisht dhe i jep lëkurës një ndjesi të butë dhe të lëmuar. Kjo maskë e mrekullueshme jo vetëm që ushqen dhe revitalizon, por edhe dhuron një aromë të freskët citrus, duke krijuar një moment relaksues si në një spa.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt limoni, niacinamide, gjethe kopër, 3 lloje gjalpi bimor
Lista e plotë e përbërësve
Water, Citrus Limon Fruit Extract (10%), Glycerin, Methylpropanediol, Bentonite, Kaolin, Magnesium Aluminum Silicate, Cetearyl Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, Polyvinyl Alcohol, Stearic Acid, Sorbitan Olivate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Monostearate, Cetyl Alcohol, Juglans Regia Shell Powder, Sorbitan Stearate, Anethum Graveolens Leaf Powder (2,800ppm), Butyrospermum Parkii Butter (1,003ppm), Niacinamide, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Allantoin, Peucedanum Graveolens Extract (200ppm), Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Mangifera Indica Seed Butter (3,000ppb), Theobroma Cacao Seed Butter (3,000ppb), 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Titanium Dioxide, Iron Oxide Yellow, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE