MIZON Inout Daily Soothing Sunscreen SPF50+ PA++++ është një krem që ofron mbrojtje të fuqishme ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit dhe plakjes së lëkurës. Ky krem ka një formulë të pasur me përbërës hidratues dhe qetësues që ruajnë nivelin optimal të lagështisë së lëkurës. Acidi hialuronik tërheq dhe mban lagështinë në lëkurë, duke e bërë atë të duket më e butë dhe e freskët. Ndërsa, pëmbajtja me centella asiatica ndihmon në qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke reduktuar irritimin dhe skuqjen. Përveç hidratimit të thellë dhe të qëndrueshëm, ky krem ndihmon gjithashtu në stabilizimin e temperaturës së lëkurës, duke ulur atë me 4.42 gradë Celsius në zonat e nxehta dhe të skuqura. Ky efekt ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë dhe gjithashtu theksojmë se ka spektër mbrojtjeje maksimal prej SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë sensitive dhe të yndyrshme.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Methylpropanediol, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-hexanediol, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Niacinamide, Polysilicone-15, Tromethamine, Caprylyl Methicone, Polyglyceryl-3 Distearate, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dipropylene Glycol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Palmitic Acid, Dimethicone, Stearic Acid, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glyceryl Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Silica, Polyether-1, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Dimethicone/vinyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Melia Azadirachta Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Disodium Edta, Cynanchum Atratum Extract, Betaine, Coccinia Indica Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract, Arginine, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.