MEDIHEAL I.P.I Derma Toning Shot Ampoule Mask (1.pc)

400.00 ALL 250.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

MEDIHEAL I.P.I Derma Toning Shot Ampoule Mask (1.pc) është versioni i ri dhe i përmirësur i maskës MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask (1.pc). Falë formulimit me niacinamide, acid tranexamic dhe glutathione kjo maskë arrin të ofrojë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke trajtuar edhe njollat kafe dhe hiperpigmentimin post-akne, të shenjave të mbetura. Lëkura do të jetë thellësisht e hidratuar dhe kjo falë formulimit me panthenol. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*26ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

niacinamide, glutathione, acid tranexamic

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Polyglycery1-10 Laurate, Hydroxyaceto-phenone, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Trehalose, Panthenol, Allantoin, Fragrance, Adenosine, Disodium EDTA, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Polyglycery-10 Myristate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Polyacrylate, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/Root Extract, Sodium Chloride, Penlla Frutescens Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Cyperus Rotundus Root Extract, Glutathione, Mandelic Acid, Serine, Tranexamic Acid, Histidine, Arginine, Alanine,
Threonine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Reviews

Shpërndani

400.00 ALL 250.00 ALL