MEDIHEAL Derma Clear Madecassoside Blemish Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, por edhe për shenjat post-akne. Ky produkt inovativ vjen me ngjitëse në përmasa të ndryshme, të përshtatura për çdo zonë problematike. Ngjitëset përmbajnë në formulim Madecassoside, i njohur për vetitë e tij qetësuese që redukton skuqjen dhe irritimin, duke ndihmuar në procesin e rigjenerimit të lëkurës. Ndërkohë, formulimi me niacinamide ndihmon në zbehjen e shenjave të akneve si edhe në përmirësimin e tonalitetit të lëkurës. Këto ngjëtiëse mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *132 ngjitëse 12mm*72ea / 10mm*60ea

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes

Përbërësit "magjik"

niacinamide, Madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose Gum, Styrene/Isoprene Copolymer, Polyisobutene, Glyceryl Oleate, Mineral Oil, Purified Water, Melaleuca Alternifolia Leaf Water (100 ppm), Lactobacillus Ferment Filtrate, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, 1,2-Hexanediol.

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.


 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Derma Clear Madecassoside Blemish Spot Patch

800 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI