MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Milk është një larës në formë qumështi, i formuluar për të larguar papastërtitë dhe mbetjet me vetëm në një aplikim. Formulimi me proteinat nga soja ofrojnë një ndjesi butësie të veçantë, si edhe e lë lëkurën e hidratuar. Ndërsa, kompleksi i patentuar DERMA-CLERA™ është i njohur për vetitë e tij qetësuese, duke ndihmuar në lehtësimin e irritimeve të lëkurës. Një kombinim i fuqishëm me ceramide, acid hialuronik dhe panthenol vepron për të hidratuar thellësisht dhe për të rikthyer ekuilibrin e hidratimit ë lëkurës, duke e lënë atë të ndjehet e butë, e qetë dhe e freskët pas çdo përdorimi.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
proteina nga soja, DERMA-CLERA™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Olea Europea(Olive) Fruit Oil, Carthamus Tinctorius(Safflower) Seed Oil, Isopentyldiol, Glycerin, Glyceryl Stearate, Decyl Glucoside, Arachidyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Glucose, 1,2-Hexanediol, Cynanchum Atratum Extract, Glycine Soja(Soybean) Protein, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Citric Acid, Ceramide NP, Betaine Salicylate, Tocopherol, Allantoin, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Limnanthes Alba(Meadowfoam) Seed Oil, Bis-Ethoxydiglycol Succinate, Cetearyl Alcohol, Arginine, Hydroxyacetophenone, Citrus Aurantium Bergamia(Bergamot) Fruit Oil, Salvia Sclarea(Clary) Oil
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.