-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
COSRX 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
COSRX The 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum është një serum I fuqishëm, i krijuar për të rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin e humbur të lëkurës përmes një formule të përqendruar rigjeneruese. Përbërësi kryesor i këtij serumi është PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit (me një përqendrim prej 5,000ppm), i cili njihet në mjekësinë estetike për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të riparuar indet dhe për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. I pasur me kolagjen dhe një kompleks peptidesh, ky serum vepron thellë në lëkurë për të parandaluar krijimin e rrudhave dhe për të krijuar një efekt "glass skin" që zgjat. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Sodium DNA, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrolyzed Corn Starch, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen, Sucrose, t-Butyl Alcohol, Lactobacillus Ferment, Allantoin, Alpha-Arbutin, Centella Asiatica Extract, Propanediol, Tocopherol, Sodium Phytate, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed DNA, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













