-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser është një inovacion në procesin e pastrimit të fytyrës, i krijuar për të përgatitur lëkurën për një përthithje maksimale të produkteve pasuese. Ky pastrues nuk është thjesht një larës i zakonshëm, por një trajtim funksional që përdor teknologjinë unike CICA REEDLE™ (mikro-gjilpëra), i cili ndihmon në përmirësimin e përthithjes dhe në nxitjen e rigjenerimit qelizor. Formula e tij është e pasur me kompleksin Cica Hyalon™, i cili kombinon fuqinë qetësuese të Centella Asiatica me hidratimin intensiv të tre llojeve të acidit hialuronik, duke siguruar një pastrim në thellësi pa e irrituar lëkurën. Nga ana tjetër, prania e Triple Amino Acideve ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse, ndërsa prania e LHA-së ndihmon për të eliminuar sebumin e tepërt dhe papastërtitë që bllokojnë poret. Ky pastrues është i përshtatshëm për çdo tipologji lëkure, veçanërisht për ata që kërkojnë të përmirësojnë teksturën dhe të rrisin efikasitetin e produkteve që aplikojnë më pas.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*80ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, Cica Hyalon™, Triple Amino Acide, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













