VT COSMETICS Airy Sun Cream SPF50+ PA++++

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.

Përshkrimi

VT COSMETICS Airy Sun Cream SPF50+ PA++++ është kremi mbrojtës ideal për ata që kërkojnë mbrojtje maksimale pa ndjesinë e rëndë apo të yndyrshme të kremrave tradicionalë. Formula e tij jashtëzakonisht e lehtë, siç e sugjeron edhe emri "Airy", përthithet menjëherë nga lëkura duke lënë një përfundim krejtësisht të padukshëm dhe pa kast të bardhë (no white cast). Ky krem dielli ofron një mbrojtje të fuqishme SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa vjen i pasuruar me kompleksin e patentuar CICA HYALON™, i cili siguron që lëkura të qëndrojë e qetësuar, e freskët dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës që ekspozohet në diell. Përveç mbrojtjes, formula përmban Niacinamide dhe Adenozinë, të cilët bashkëveprojnë së bashku për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe për të parandaluar shenjat e moshës. Tekstura e tij është e ngjashme me një esencë hidratuese, duke e bërë atë bazën perfekte për makeup, pasi nuk bllokon poret dhe kontrollon shkëlqimin e tepërt. I testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm edhe për lëkurat më sensitive; ky krem dielli është zgjedhja ideale për përdorim të përditshëm dhe për çdo lloj lëkure.

*50ml

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

CICA HYALON™, Niacinamide, Adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Caprylyl Methicone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Butyloctyl Salicylate, C12-15 Alkyl Benzoate, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Decyl Glucoside, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Tromethamine, Sodium Stearoyl Glutamate, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Glycerin, Polyether-1, Albatrellus Confluens (Mushroom) Extract, Laureth-4, Xanthan Gum, Allantoin, Squalane, Panthenol, Hydrolyzed Rye Phytoplacenta Extract, Sparassis Crispa Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Lactobacillus Ferment, Lentinus Edodes Extract, Trametes Versicolor Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Tocopherol, Lentinus Edodes Mycelium Extract, Beta-Glucan

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

 

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL