SUR.MEDIC™ Super Glutathione 100™ Bright Ampoule

3,400.00 ALL 2,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

SUR.MEDIC™ Super Glutathione 100™ Bright Ampoule është një produkt i veçantë dhe efektiv, i cili vjen në një paketim “syringe” (si shiringë, por pa gjilpërë reale), me një dizajn higjienik dhe të saktë për dozimin. Duke hequr kapakun dhe duke shtyrë “plunger”-in, përzgjidhet sasia e duhur e produktit që aplikohet direkt në lëkurë. Formulimi i tij përmban Glutathione 100™, një antioksidant shumë i fuqishëm, i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira, për të mbrojtur qelizat e lëkurës nga dëmtimet oksidative dhe për të ndihmuar në reduktimin e pigmentimit të tepërt. Ky përbërës, i kombinuar me niacinamide dhe vitaminë C, bashkëvepron në harmoni për të njëtrajtësuar tonalitetin, për të zbehur njollat ekzistuese dhe për të parandaluar shfaqjen e tyre. Formula e ampulës përmban gjithashtu përbërës hidratues si acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët sigurojnë hidratim të thellë dhe mbrojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke shmangur tharjen dhe irritimin. Ekstraktet bimore qetësojnë, ushqejnë dhe forcojnë lëkurën, duke i dhënë asaj rigjenerim që zgjat gjatë gjithë ditës. Tekstura e ampulës është e lehtë, absorbohet shpejt dhe lë një ndjesi të butë, të hidratuar dhe plot vitalitet. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë ndriçim, revitalizim dhe uniformizim të tonit, kjo ampulë është një hap i fuqishëm drejt një lëkure të shëndetshme, rinore dhe me shkëlqim të menjëhershëm.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*0.03 x 10ea

Përdorimi

Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, hiqni kapakun e ampulës. Shtyni “plunger”-in për të nxjerrë sasinë e dëshiruar të produktit. Aplikojeni direkt në lëkurë (fytyrë dhe qafë) ose në majat e gishtave. Masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore derisa të absorbohet plotësisht dhe më pas vijoni me kremin hidratues.

Përdoret në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Glutathione 100™, niacinamide, vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Virginia Cinnamomum asiatica, dimethicone, cyclopentasiloxane, glutathione, niacinamide, polysorbate 20, polysilicon-11, dipropylene glycol, glycerin, adenosine, riboflavin, ascorbic acid, thiamine HCL, panthenol, centella asiatica extract, cucumber fruit extract, hollyhock root extract, golden extract, green tea extract, sauerkraut extract, sodium hyaluronate, pearl extract, hydrolyzed collagen, sunflower seed oil, rosemary leaf extract, ginseng extract, matricaria flower extract, chrysanthelum indica extract, evening primrose flower extract, camellia japonica seed extract, beach strawberry extract, lemon balm leaf extract, Horse chestnut extract, horsetail extract, fig extract, baobab leaf extract, lily of the valley extract, peach extract, western dandelion flower extract, avocado fruit extract, Perennial herb root extract, apple mint leaf extract, elderberry fruit extract, lotus seed extract, lotus flower extract, red tree gall extract, ylang ylang flower extract, Common jasmine flower extract, yam root extract, comfrey leaf extract, white lupine seed extract, jojoba seed extract, bilberry leaf extract, kava kava leaf/root/stem extract, Beech bud extract, blue flag iris extract, tocopherol, Spanish licorice root extract, mulberry bark extract, oregano leaf extract, White Willow Bark Extract, Edelweiss Callus Culture Extract, Cochineal Cactus Fruit Extract, Allantoin, Lavender Oil, Philippine Orange Peel Oil, Rosemary Leaf Oil, Scented Geranium Flower Oil, Polyacrylate-13, Phenoxyethanol, Polyisobutene, Ethylhexylglycerin, Cellulose Gum, Sorbitan Isostearate, Sodium Lactate, Sodium Gluconate, Disodium EDTA, Bergamot Oil, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Purified Water

Marka

Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.

 

Shpërndani

3,400.00 ALL 2,700.00 ALL