SKINFOOD Gold Caviar EX Mask Sheet – një maskë fytyre në formë sheet-i e mbushur me një esencë të pasur, e krijuar për të rigjeneruar, ushqyer dhe përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës. Kjo maskë përmban një formulë të pasur me 25% ekstrakt kaviar, i njohur për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6, që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën në thellësi. Ekstrakti i kaviar-it ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke reduktuar rrudhat dhe vijat e imëta për një pamje më të re dhe të gjallë. Formula është e pasur me grimca ari të pastër, që nxisin prodhimin e kolagjenit, përmirësojnë elasticitetin dhe i japin lëkurës një shkëlqim natyral e të rafinuar. Ari gjithashtu mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe qetëson irritimet, duke nxitur rigjenerimin e qelizave. Esenca përmban gjithashtu gjalpë shea, i njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, që dhuron një ndjesi rehatie të menjëhershme dhe i jep lëkurës butësi e vitalitet.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*25g
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të pastër ari, 10% caviar, gjalpë shea
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caviar Extract (25%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Sodium Carbomer, Carbomer, Xanthan Gum, Adenosine, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Colloidal Gold (50 ppm), Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Gold (20 ppm), Yeast Extract, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Oleate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Caprylyl Glycol, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.