MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum është një serum inovativ, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar lëkurën dhe për të njëtrajtësuar tonin e saj. Formula e tij e butë, por jashtëzakonisht efektive, siguron rezultate të dukshme pa shkaktuar irritime, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Me përbërës të përzgjedhur me kujdes, ky serum ndihmon në reduktimin e njollave kafe dhe rivitalizon lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe plot shkëlqim. Formula përmban një përzierje të qëndrueshme të vitaminës C dhe derivateve të saj (0.015%), që veprojnë në mënyrë të sigurt për të reduktuar njollat kafe dhe për të përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës. Për më tepër, serumi është i pasuruar me 3% niacinamide, një përbërës i fuqishëm që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rregullimin e prodhimit të sebumit dhe uljen e skuqjes, duke rezultuar në një lëkurë më të qetë dhe më të njëtrajtshme. Nga ana tjetër, për eksfolim të butë dhe pa irritim, serumi përmban LHA dhe PHA, të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke zbuluar një sipërfaqe më të lëmuar dhe më të freskët. Ndërkohë, acidi hialuronik ofron hidratim intensiv, duke depërtuar thellë në shtresat e lëkurës për të mbajtur atë të butë dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ky serum është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një produkt të fuqishëm, por të butë, për përmirësimin e pamjes së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është një shtesë e përkryer për një rutinë të përditshme, duke ofruar një lëkurë më të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*40ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+

Përbërësit "magjik"

0.015% vitaminë C & derivatë i asaj, 3% niacinamide, LHA dhe PHA, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Betaine, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hyaluronic Acid, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, 3-O- Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Phytate, Ascorbic Acid, Ceramide NP, Benzyl Glycol, Beta-Glucan, Dextrin, Capryloyl Salicylic Acid, Gluconolactone, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum

1,250 ALL 1,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI