MAKEP:REM Comfort Me. Mask

400.00 ALL 150.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 30 dhe Maj 01.

Lloji

Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MAKEP:REM Comfort Me. Mask, janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim, aknet, poret, sensitivitetin etj. 

Formulimi me Birch Aqua, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, minimizimin e dukjes së poreve dhe shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë.

Formulimi me Moss Calming, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë.

Formulimi me Oat Moist, ndihmon në hidratim të lëkurës, rritjen e elasticitetit dhe falë vetive të fuqishme antioksiduese trajton shenjat e moshës.

Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*30ml

Shpërndani