-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ARENCIA Retinal Booster Shot
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
ARENCIA Retinal Booster Shot është një serum intensiv (booster), i formuluar për të luftuar në mënyrë të targetuar shenjat e moshës, post-akneve dhe për të transformuar teksturën e lëkurës. Ky produkt ka në bazë të tij Retinalin (Retinaldehyde), i cili njihet si një nga format më efektive të Vitaminës A, pasi vepron deri në 11 herë më shpejt se retinoli tradicional në stimulimin e kolagjenit dhe rinovimin qelizor. Formulimi "Booster Shot" është i pasur me Niacinamide, Ecotin dhe një kompleks Peptidesh, të cilët ndihmojnë në minimizimin e poreve të zmadhuara, zbehjen e njollave kafe dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Për të parandaluar irritimet që shpesh shkaktojnë produktet me retinoidë, ARENCIA ka përfshirë përbërës qetësues si Centella Asiatica dhe Acid Hialuronik, të cilët sigurojnë hidratim të thellë dhe ruajnë ekuilibrin e lagështisë gjatë gjithë natës. Ky serum ka një teksturë të lehtë që përthithet menjëherë, duke punuar intensivisht për të lëmuar rrudhat dhe për t'i dhënë fytyrës një pamje më të njëtrajtëshme dhe një shkëlqim rinor. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, por duke qenë se vjen në një formulim të fuqishëm, rekomandohet ta nisni përdorimin ngadalë (2-3 herë në javë) derisa lëkura të kriojë tolerancë, ose të jeni përdorues të mëparshëm të familjes së Vitaminës A për të shijuar maksimalisht rezultatet e tij pa irritime.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
Retinal (Retinaldehyde), Niacinamide, Ecotin, Peptide, Centella Asiatica, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Diisostearyl Malate, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Xanthan Gum, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Retinal(200ppm), Silica, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Dextrin, Panthenol, Tocopherol, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Caffeine, Disodium EDTA, Ectoin, Bakuchiol, Ceramide NP, Centella Asiatica Extract, Glycosphingolipids, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-2, Hexapeptide-9, Tripeptide-1, Pentapeptide-3, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













