-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA Niacinamide 5 TXA Brightening Pad
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
ANUA Niacinamide 5 TXA Brightening Pad, produkti më viral i TikTok-ut për ndriçimin e lëkurës dhe zbehjen e njollave, është kthyer në një “must-have” për këdo që kërkon një lëkurë më të pastër, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim. Këto pads janë të pasura me 5% niacinamide dhe tranexamic acid (TXA), një duo e fuqishme që synon njollat kafe, hiperpigmentimin pas akneve dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. Formula e tyre është e pasuruar me PHA dhe betaine salicylate për një eksfolim ultra të butë, pa irritim, ndërsa peptidet, urea dhe acidi hialuronik ofrojnë hidratim dhe forcim të barrierës së lëkurës. Pads-at me formë gjysmë-hëne janë perfekte për zonën poshtë syve dhe mollëza, duke ndihmuar në ndriçimin e këtyre zonave të errësuara dhe të lodhura. Me përdorim të rregullt, ato zbehin njollat, rregullojnë tonin e lëkurës dhe rikthejnë shkëlqimin e humbur, duke lënë lëkurën dukshëm më të lëmuar, të freskët dhe të unifikuar. Ideal për lëkurë me pigmentim, njolla dhe tone të pabarabarta, një zgjidhje e butë, e sigurt dhe jashtëzakonisht efektive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*60 tamponë pambuku/ 210ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, tranexamic acid (TXA), PHA, peptide, urea, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Glycerin, Hydroxyethyl Urea, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Diethoxyethyl Succinate, Hydroxyacetophenone, Glycosyl Trehalose, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Glycereth-25 PCA Isostearate, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Fructan, Glucose, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Collagen Extract, Sodium DNA, Disodium EDTA, Lecithin, Acetyl Glutamine, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Caprylyl Glycol, Folic Acid, Hexapeptide-11, Oligopeptide-1, Oligopeptide-2, Oligopeptide-3
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














