-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Daily Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Daily Mask përmbajnë në paketimin e tyre plot 30 maska të mbivendosura njëra mbi tjetrën dhe janë ideale për ata që kërkojnë zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Formula e saj është e pasur me ekstraktin natyral të frutit yuja, një përbërës i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, i cili bashkëpunon në mënyrë perfekte me niacinamidet për të ndihmuar në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave. Për më tepër, përmban glutathione, arbutinë dhe kompleksin e patentuar Platolwhite-C™, që së bashku me katër lloje të ndryshme vitaminash i japin lëkurës një dozë të fuqishme antioksidantësh, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të moshës dhe duke ofruar një hidratim të thellë e të qëndrueshëm. Përdorimi i përditshëm i këtyre maskave nuk vetëm që e freskon dhe e zbut lëkurën, por edhe përmirëson dukshëm pamjen e saj me kalimin e kohës. Sugjerohet të përdoret në mëngjes dhe të shoqërohet gjithmonë me krem mbrojtës ndaj diellit, për të përforcuar efektin ndriçues dhe për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme.
*30 maska
*350ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ektrakti yuja, niacinamide, Platolwhite-C™, glutathione, arbutinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide(2 %), Citrus Junos Fruit Extract(10,000 ppm), Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Hydroxyethylcellulose, Allantoin, Carbomer, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citrus Tangerina (Tangerine) Peel Oil, Coptis Japonica Root Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Panthenol, Tocopherol, Portulaca Oleracea Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pogostemon Cablin Oil, Cymbopogon Martini Oil, Arbutin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Tricholoma Matsutake Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Angelica Keiskei Leaf/Stem Extract, Panax Ginseng Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Limonene, Geraniol
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE