SKINFOOD Pear Mint Food Mask

2,000.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 02 dhe Maj 03.

Skinfood Pear Mint Food Mask është sekreti juaj për një pastrim të thellë dhe një freski të papërshkrueshme, që balancon butësisht temperaturën natyrale të lëkurës suaj. Kjo maskë e pasur kremoze ofron një përvojë të përkryer për ata që kërkojnë të kontrollojnë prodhimin e sebumit dhe të shijojnë një lëkurë të hidratuar. Me një përqendrim prej 10% ekstrakt dardhe dhe 5% kompleks menteje, kjo maakë vepron si një freskuese natyrale, duke dhënë kështu lëkurës suaj një ndjesi qetësuese dhe ftohësë. Ndërsa, shtimi i ekstraktit të lules purslanës në fromulim do të ndihmojë në parandalimin e thatësisë dhe qetësimin e irritimeve, duke ofruar një shtresë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Nga ana tjetër, kaolini, një lloj argjile natyrale i mbushur me minerale, thith sebumin e tepërt dhe papastërtitë, duke ofruar një pastrim të thellë. Gjatë shpëlarjes, kjo maskë transformohet në një pastrues të butë me flluska që largon me delikatesë çdo mbetje, duke lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të rigjeneruar.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*120gr

Shpërndani