NARD Peeling Gel

1,600.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

NARD Peeling Gel është formuluar për t’i ofruar lëkurës një pastrim të thellë, pa shkaktuar irritim apo tharje. Me një kombinim të kujdesshëm përbërësish aktivë si AHA dhe PHA, ky xhel eksfoliues ndihmon në largimin efektiv të qelizave të vdekura dhe papastërtive, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më të butë. Formula e tij është e pasuruar me 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit natyral dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ofruar një ndjesi të freskët dhe të hidratuar që zgjat gjatë. Gjithashtu, përmban 6 përbërës bimorë qetësues, përfshirë Centella Asiatica dhe ekstraktin e pemës së çajit (Tea Tree), të cilët punojnë së bashku për të reduktuar skuqjen dhe ndjeshmërinë që shkaktojnë faktorët e jashtëm. Me teksturë të lehtë në formë xheli, NARD Peeling Gel ofron një përvojë të butë dhe të këndshme, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë më të ndjeshmen.

I testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm si CMIT/MIT.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*500ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

AHA, PHA, 8 lloje të Acidit Hialuronik, Centella Asiatica, ekstrakt të pemës së çajit (Tea Tree),

Lista e plotë e përbërësve

Water, Quaternium-60, Glycerin, Propylene Glycol, Carbomer, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Fragrance, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Tetrasodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Linalool, Limonene, Geraniol, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Niacinamide, Gluconolactone, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Nelumbo Nucifera Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 




Reviews

Shpërndani

1,600.00 ALL 1,200.00 ALL