-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Night Wrapping Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Night Wrapping Mask është një maskë nate inovative që ofron kujdes intensiv për lëkurën gjatë gjumit. Kur aplikohet, krijon një shtresë të lehtë që mbështjell fytyrën, duke e ushqyer dhe hidratuar në mënyrë të thellë, ndërsa ruan elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin e humbur. Kojic Acid, përbërësi kryesor i kësaj formule, është një agjent i fuqishëm zbardhues dhe njëtrajtësues, i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar njollat kafe, hiperpigmentimin dhe njollat post-akne, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja dhe duke lënë lëkurën më të pastër dhe të njëtrajtshme. Shafrani (Turmeric), me vetitë e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese, qetëson lëkurën, zvogëlon skuqjen dhe i rikthen vitalitetin, duke i dhuruar lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Kolagjeni i hidrolizuar i kombinuar me retinol nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ndërsa niacinamidet në formulim ndihmojnë në reduktimin e dukshmërisë së poreve. Tekstura e maskës është e lehtë dhe përthithet gradualisht, duke lënë lëkurën të rigjeneruar dhe me shkëlqim. Ky produkt është ideal për lëkurë me njolla kafe, pigmentim ose tonalitet të pabarabartë, si dhe për lëkurë normale, mikse ose të ndjeshme që kërkon shkëlqim dhe hidratim intensiv.
*75ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Kojic Acid, Shafran, Kolagjen i hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Polyvinyl Alcohol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-hexanediol, Sodium Hyaluronate, Isopentyldiol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Glyceryl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium Edta, Glucose, Kojic Acid, Ascorbic Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Collagen Extract, Retinol
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













