MAKEP:REM Radiance Boosting C-Capsule Serum

3,000.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.

MAKEP:REM Radiance Boosting C-Capsule Serum është një serum me teksturë të lehtë xheli, i cili ofron rezultate mbresëlënëse në trajtimin e hiperpigmentimit dhe njollave post-akne. Ky serum unik nga marka e njohur MAKEP:REM është i pasuruar me mikrokapsula të vogla që përmbajnë 0.066% ekstrakt portokalli, një përbërës natyral me veti të fuqishme antioksiduese, i cili ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe vitalitetit të lëkurës. Sapo të aplikoni serumin në lëkurë, mikrokapsulat do të shkrihen menjëherë, duke ofruar një përzierje të pasur me vitaminë C dhe vitaminë E, dy përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në luftën kundër hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe dëmtimeve nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm. Përveç këtyre vitaminave të çmuara, serumi është i pasuruar edhe me niacinamide dhe arbutin, për një lëkurë më të shëndetshme dhe me shkëlqim. Niacinamidet ndihmojnë në balancimin e prodhimit të sebumit, zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukjes së poreve, ndërsa arbutina, një përbërës natyral i nxjerrë nga disa bimë specifike, vepron për të zbehur hiperpigmentimin dhe njollat post-akne. Falë teksturës së tij të lehtë dhe që përthithet menjëherë, ky serum është i përshtatshëm për çdo tip lëkure. Ideale për ata që kërkojnë një trajtim të thellë, të shpejtë dhe efektiv për një lëkurë të shndritshme dhe të freskët.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*40ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. 

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, vitaminë E, niacinamide, arbutin,

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Propanediol, Glycerin, Neopentyl Glycol Dicaprate, Niacinamide, Betaine, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Arbutin, Panthenol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tranexamic Acid, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Chondrus Crispus Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Tromethamine, Tocopherol, Sodium PCA, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Phytate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Corallina Officinalis Extract, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract,

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

 

Shpërndani

3,000.00 ALL 2,300.00 ALL