MAKEP:REM Defense Me. Watery Sun Stick SPF 50+ PA++++ është një krem dielli në formë stick-u që ofron mbrojtje të fuqishme dhe të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, me SPF 50+ dhe PA++++. Formula e tij e lehtë shkrihet menjëherë sapo aplikohet në lëkurë, duke ofruar një ndjesi të butë dhe të rehatshme. Ky stick përmban ekstrakte bimore qetësuese si ekstrakt i gjetheve Melia Azadirachta, dhe ekstrakt Corallina Officinalis që ndihmojnë në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Për shkak të formulës së tij rezistente ndaj ujit dhe djersës, është ideal për përdorim të përditshëm, edhe gjatë aktiviteteve në natyrë. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për lëkurë mikse dhe të thatë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*18gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).


Përbërësit "magjik"

ekstrakt i gjetheve Melia Azadirachta, ekstrakt Corallina Officinalis

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Coco-Caprylate/Caprate, C18-21 Alkane, Butyloctyl Salicylate, Vinyldimethicone/Methiconsilsesquioxane Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dipropylene Glycol, Ethylhexyltriazone, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Ozokerite, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Pelargonium Graveolens Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Opuntia Ficus-Indica Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Juniperus Virginiana Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Elettaria Cardamomum Seed Oil, Brassica Campestris (Rapeseed) Seed Oil, Camelina Sativa Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Oryza Sativa Bran Oil, Sodium Chloride, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Polyglyceryl-5 Polyricinoleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Allantoin, Tocopherol, Menthyl Lactate , Hydrolyzed Hyaluronic Acid

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.




MAKEP:REM Defense Me. Watery Sun Stick SPF 50+PA++++

1,600 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI