KAHI Wrinkle Bounce Multi Balm + Refill Kit është një produkt inovativ dhe shumë i dashur në botën e kujdesit të lëkurës, i njohur për efektet kundër shenjave të moshës dhe për përbërësit e tij viralë, si kompleksi i salmonit, kolagjeni dhe PDRN. Një kompleks i cili ndihmon në rigjenerimin e elasticitetit, si edhe në reduktimin e linjave të imëta dhe rrudhave, duke ofruar një hidratim që zgjat deri në 48 orë. Ndërsa, përbërësit natyralë të fermentuar, si manaferrat Schisanda, Scion Root, farat Gardeni dhe tumeriku nga ishulli Jeju, e pasurojnë formulën me ushqyes të nevojshëm duke krijuar një barrierë mbrojtëse për të ruajtur lagështinë dhe shkëlqimin e lëkurës gjatë gjithë ditës. Me një formulë të gjithanshme, ky balm mund të përdoret në fytyrë dhe në buzë, duke e bërë atë ideal për ata që kërkojnë një produkt praktik dhe të lehtë për t’u mbajtur me vete. Ndërsa, dizajni rimbushës i balmit ofron një zgjidhje ekonomike dhe ekologjike, që ju lejon ta zëvendësoni lehtë ndërsa forma e tij në stick e bën të përshtatshëm për riaplikim të shpejtë, kudo që të jeni – në makinë, në zyrë apo gjatë kohës që konsumoni kafen tuaj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.
Përbërësit "magjik"
kompleks të salmonit, kolagjen dhe PDRN,
Lista e plotë e përbërësve
Sunflower Seed Oil, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Candelilla Wax, Shea Butter Sweet Almond Oil, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Octyldodecanol, Microcrystalline Wax, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Canola Oil, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Carrot Seed Oil, Hydrolyzed Collagen, Althaea Rosea Flower Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Tocopherol, Adenosine, Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Beta-carotene, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, BHT, Fragrance, Benzyl Salicylate, Benzyl Benzoate, Butylphenyl Methylpropional, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronelal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Gardenia Florida Fruit Extract
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.