KAHI Seoul Wrinkle Bounce Core Cream

11,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

KAHI Seoul Wrinkle Bounce Core Cream është kremi ideal për të rigjallëruar dhe për të rikthyer freskinë rinore të lëkurës! Ky krem inovativ është i formuluar me përbërësin e famshëm PDRN, një molekulë e zbuluar nga salmoni që ka fituar famë të madhe për aftësinë e tij rigjeneruese dhe luftimin kundër rrudhave. PDRN, bashkë me Kompleksin e Salmonit, duke përfshirë Kolagjenin e Salmonit, fuqizon prodhimin natyror të kolagjenit dhe rikthen elasticitetin, duke ndihmuar në zbutjen e shenjave të lodhjes dhe rrudhave të imëta. Nga ana tjetër, falë Teknologjisë Micro Zero G, ky krem krijon një barrierë të fortë lagështie që e mban lëkurën të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa, nëntë lloje të acidit hialuronik depërtojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës për një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, Parthenocissus, krijon një efekt lifting, duke përmirësuar strukturën e lëkurës për një pamje më të fortë dhe më të shëndetshme. Në formulën e tij unike përfshihet gjithashtu edhe vaj i fermentuar natyral nga ishulli Jeju, si dhe manaferrat Schisandra. Dy përbërës të cilët ushqejnë lëkurën me antioksidantë natyralë dhe ndihmojnë në përthithjen e plotë të kremit. Me një aplikim të vetëm, lëkura do të ndjehet e butë dhe e freskët. I përshtatshëm për lëkurat e thata që kërkojnë një kujdes të dedikuar për shenjat e moshës.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*50ml

Shpërndani