Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence

3,200.00 ALL 2,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 29 dhe Maj 30.

Përshkrimi

Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence është një inovacion në botën e kujdesit të lëkurës, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës. E formuluar me kujdes, kjo esencë vegane kombinon fuqinë e natyrës me shkencën moderne për t’i dhuruar lëkurës suaj vitalitet dhe shkëlqim. Tekstura e saj unike, bashkon butësinë e qumështit me freskinë e çajit, duke u përthithur shpejt si një tonik dhe duke vepruar si një krem hibrid. Çaji Kombucha, një përbërës i fuqishëm dhe i njohur për vetitë e tij detoksifikuese, është përbërësi "magjik" i kësaj formule. I kombinuar me botanikët bimorë, kjo esencë i ofron lëkurës suaj një dozë të përqendruar të gjallërisë dhe energjisë. Pasurimi me probiotikë dhe vitaminë B i jep lëkurës një nxitje të nevojshme, duke përmirësuar ekuilibrin dhe hidratimin e saj. Çaji jeshil dhe ekstrakti i frutave Omija, të dy të njohur për vetitë e tyre të fuqishme antioksidante, ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës nga radikalet e jashtme. Nga ana tjetër, vaji i farave të lulediellit ushqen butësisht lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ndërsa, uji i gjetheve Camellia Sinesis, i pasur me aminoacide dhe proteina, vepron si një detoksifikues natyral, duke pastruar dhe rigjeneruar lëkurën. Ky përbërës i mrekullueshëm ndihmon gjithashru në forcimin dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe rinore. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse dhe atë akneike!

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*150ml

Shpërndani