CENTELLIAN24+ Revitalizing Collagen Emulsion

2,100.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.

CENTELLIAN24+ Revitalizing Collagen Emulsion, është një emulsion i fuqishëm dhe shumë efektiv për lëkurën mature, i formuluar për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe për të rikthyer elasticitetin e lëkurës. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të menjëhershme, ky emulsion revitalizuese ndihmon në reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke lënë pas një ndjesi të butë dhe të freskët. Falë ekstraktit të Centella Asiatica, ky produkt jo vetëm që stimulon sintezën e kolagjenit, por gjithashtu përmirëson mikroqarkullimin, lufton radikalet e lira dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave. Gjithashtu, formula e tij unike ndihmon në balancimin e pH-së së lëkurës dhe e përgatit atë për përthithjen e produkteve të tjera në rutinën. Për lëkurat e yndyrshme, mund të përdoret si një hidratues i lehtë, ndërsa për ato të thata, aplikimi pas serumit siguron një shtresë shtesë lagështie për një ndjesi komode gjatë gjithë ditës. Për një rutinë të plotë dhe efikase, kombinoni këtë emulsion me tonerin dhe esencën e të njëjtës linjë për të maksimalizuar efektet e rigjenerimit dhe mbrojtjes së lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*120ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

kolagjen, Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerine, Methylpropanediol, Niacinamide, Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Hydroxystearate, Cetearyl Alcohol, Polysorbate 60, Hydrolyzed Collagen (10,000ppm), Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Prunella Vulgaris Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Hydrogenated Lecithin, Soluble Collagen (99.8ppm), Sorbitan Stearate, Glyceryl Stearate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Triethylhexanoin, Palmitic Acid, Xanthan Gum, Adenosine, Behenyl Alcohol, Disodium EDTA, Glyceryl Stearate SE, beta-Glucan, Glycine Soja (Soybean) Sterol, Myristic Acid, Ceramide NP, Collagen Amino Acids (1ppm), Elastin, Hyaluronic Acid, 1,2-Hexandiol, PEG-100 Stearate, Fragrance, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

2,100.00 ALL 1,600.00 ALL