Nëse jeni duke kërkuar për një krem mbrojtës ndaj diellit me faktor mbrojtës të lartë, por njëkohësisht edhe të sigurtë për lëkurën shumë sensitive atëherë ANUA Heartleaf Silky Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++ është zgjidhja ideale. Përbërësi kryesor i këtij kremi është Houttuynia Cordata, e njohur ndryshe si “heart leaf”. Kjo bimë e cila rritet në Azinë Juglindore, është famshme për vetitë e saj qetësuese dhe shëruese. Houttuynia Cordata është e pasur me antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe irritimeve, duke bërë këtë krem të përshtatshëm për lëkurën shumë sensitive. Përveç Houttuynia, përmbajtja e panthenolit siguron hidratim të thellë., duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe të freskët. Panthenoli gjithashtu ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, dhe te dehidratuar!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Houttuynia Cordata, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Houttuynia Cordata Extract (300,000 ppm), Dibutyl Adipate, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Glycerin, Niacinamide, Caprylyl Methicone, Polymethylsilsesquioxane, Tromethamine, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polysilicone-15, Diospyros Kaki Leaf Extract, Anastatica Hierochuntica Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Panthenol, Glyceryl Stearate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Potassium Cetyl Phosphate, Methylpropanediol, Carbomer, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate Citrate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Polyether-1, Biosaccharide Gum-1

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.



ANUA Heartleaf Silky Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++

1,650 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI