ANUA Heartleaf 70% Intense Calming Cream është kremi më i famshëm i markës ANUA dhe jo pa arsye! Me një formulë të pasur që përmban 70% ekstrakt të gjetheve të bimës heartleaf (Houttuynia cordata), ky krem është zgjidhja ideale për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive pasi ofron një efekt qetësues të menjëhershëm. Gjithashtu, përfshirja e ceramideve NP në formulë forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe përmirëson elasticitetin, ndërsa panthenoli qetëson irritimet dhe nxit rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Nga ana tjetër formulimi me adenosine riaktivizon rigjenerimin qelizor për t'i ofruar lëkurës një pamje më rinore. Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive.

Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ceramide NP, panthenol adenosinë

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Extract (70%), Cetearyl Alcohol, Glycerin, Cyclohexasiloxane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dicaprylyl Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Glyceryl Stearate SE, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Vegetable Oil, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Behenyl Alcohol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Glucoside, Cholesterol, Xanthan Gum, Adenosine, Ceramide NP, Glucose, Water, Ethylhexylglycerin

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

 

ANUA Heartleaf 70% Intense Calming Cream

2,250 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI