-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum është një serum multifunksional i avancuar, i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim të menjëhershëm. Formula e tij kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin e butë, hidratimin intensiv dhe efektin ndriçues, duke e bërë një hap thelbësor në çdo rutinë kujdesi të lëkurës. I pasur me PHA (Gluconolactone) dhe AHA, ky serum ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe në rafinimin e sipërfaqes së lëkurës pa shkaktuar irritim. Ky eksfolim delikat ndihmon në një pamje më të njëtrajtshme, pore më pak të dukshme dhe një teksturë më të lëmuar, duke përgatitur në mënyrë ideale lëkurën për aplikimin e makeup-it apo produkteve të tjera të kujdesit. Nga ana tjetër, niacinamidet (Vitamina B3) ne formulim ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit, minimizimin e dukjes së poreve dhe përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Në përbërje përfshihen gjithashtu 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilët veprojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të siguruar hidratim të thellë, elasticitet dhe një efekt “plump” të menjëhershëm. Ndërsa, kolagjeni përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Tekstura e lehtë dhe jo-ngjitëse përthithet shpejt, duke lënë një finish të hidratuar dhe “glowy”.Ky serum është ideal për ata që kërkojnë shkëlqim natyral, lëkurë të lëmuar dhe bazë perfekte për makeup. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë, normale, mikse dhe të ndjeshme, si dhe për lëkurë me teksturë jo të njëtrajtshme, pore të dukshme, ton të pabarabartë apo pamje të lodhur.
*32ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
PHA (Gluconolactone), AHA, Niacinamide, Acid Hialuronik (8 lloje), Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water (Aqua), Gluconolactone, Glycolic Acid, Dipropylene Glycol, Propanediol, Tromethamine, Niacinamide, Betaine, Trehalose, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Adenosine, Citric Acid, Disodium EDTA, Persimmon Leaf Extract, Grape Extract, Polysorbate 60, Disodium Phosphate, Hollyhock Root Extract, Safflower Extract, Coffee Bean Extract, Green Tea Extract, Chestnut Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Phosphate, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Irish Moss Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate.
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














