KLAVUU Phytoncide Peeling Gel

1,200.00 ALL 900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

Nëse po kërkoni një eksfoliues të butë, por efektiv, që pastron lëkurën pa e irrituar, KLAVUU Phytoncide Peeling Gel është zgjedhja ideale për ju. Ky xhel kombinon eksfolimin kimik dhe fizik për të ofruar një pastrim të thellë dhe një lëkurë sa më të shëndetshme. Ky produkt përmban BHA dhe LHA, që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës, ujë nga gjethet e cipresit të Jeju, i pasur me phytoncide që pastron dhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, dhe aminoacide të derivuara nga kokosi që ofrojnë eksfolim të butë dhe ruajnë lagështinë natyrale të lëkurës. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shëndetshme, duke e bërë këtë produkt të përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*80ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 BHA, LHA, ujë nga gjethet e cipresit të Jeju, aminoacide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Chamaecyparis Obtusa Water, Cellulose Gum, Alcohol Denat., Butylene Glycol, 1,2-Hexandiol, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Caprylyl Glycol, Glycerin, Hydroxyethyl Urea, Carbomer, Fucus Vesiculosus Extract, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Disodium EDTA, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Houttuynia Cordata Extract, Capryloyl Salicylic Acid, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract

Marka

Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

Reviews

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

1,200.00 ALL 900.00 ALL