ANUA Azelaic 10 Hyaluron Redness Soothing Pad

2,800.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.

Përshkrimi

ANUA Azelaic 10 Hyaluron Redness Soothing Pad është kthyer në një nga “must-have” të K-Beauty për lëkurë shumë sensitive dhe me skuqje herë pas here, duke ofruar qetësim të menjëhershëm dhe hidratim të thellë. Këto pads janë të zhytura me 10% acid azelaik, një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar skuqjen, irritimin dhe për të qetësuar lëkurën e ndjeshme. Por nuk mbaron me kaq! Formula e tij, e pasur me acid hialuronik, PDRN, ceramide NP dhe ekstrakte qetësuese të Centella Asiatica, siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Pads-at mund të përdoren si maskë ose si toner, duke përthithur gradualisht esencën në thellësi dhe duke lënë një efekt freskie, butësie dhe elasticiteti. Efekti qetësues i menjëhershëm redukton irritimin dhe lodhjen e lëkurës, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, zvogëlimin e linjave të imëta dhe rigjenerimin e lëkurës. Ky produkt është ideal për lëkurat sensitive ose për këdo që dëshiron një hidratim dhe qetësim të menjëhershëm dhe të thellë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*90 tamponë pambuku/ 230ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

10% acid azelaik, acid hialuronik, PDRN, ceramide NP,  Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Betaine, Diglycerin, Methylpropanediol, Hydroxyethyl Urea, 1,2- Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Glycereth-25 PCA Isostearate, Panthenol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Flower Extract, Allantoin, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Azelaic Acid, Bisabolol, Dipotassium Glycyrrhizate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Ceramide NP, Chlorella Vulgaris Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Squalane, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Fructan, Pinus Pinaster Bark Extract, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Glucose, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.




 

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,000.00 ALL