SOME BY MI Beta Panthenol Repair Gel Cleanser, jo vetëm që largon në mënyrë efektive të gjitha papastërtitë nga lëkura, por gjithashtu balancon pH-in e saj dhe redukton ndjeshmërinë, pa shkaktuar tharje apo ndjesi tërheqjeje. Teknologjia e patentuar Beta-Panthenol™️, që kombinon fuqinë e D-panthenolit dhe beta-sitosterolit, ofron një pastrim të butë, por të fuqishëm, duke e bërë lëkurën të ndjehet e freskët dhe e rigjeneruar pas çdo përdorimi. Ndërsa, formulimi me probiotikë ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj, duke siguruar një përvojë pastrimi të gjithanshme dhe të këndshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
*120ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
Beta-Panthenol™️ (D-panthenol & beta-sitosterol), probiotikë
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Glycerin, Dipropylene Glycol, Coco Betaine, Lauryl Hydroxysulfate, Panthenol (10,000 ppm), 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Sodium Chloride, Propylene Glycol Urate, Polyglyceryl-3 Methyl Glucose Distearate, Glycol Distearate, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Rosa Damask Rose Water, Polyquaternium-67, Pyrus Communis Fruit Extract, Prunus Domestica Extract, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Disodium EDTA, Hedera Helix Leaf/Stem Extract, Gluconolactone, Sea Water, Propanediol, Sodium Acetate, Arginine, Hydrogenated Native Lecithin, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate, Beta-Sitosterol (750 ppb), Lactococcus Fermentation Lysate, Bifida Fermentation Lysate, Lactobacillus Fermentation Lysate, Phytosterol, Tocopherol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspar TIC Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.