ANUA Heartleaf Succinic Moisture Cleansing Foam është larësi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS nga marka ANUA. Ky larës, ashtu si vetë emri, është i formuluar me acid suksinik, një përbërës i cili ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit dhe zgjidhjen e problemeve me poret e bllokuara, duke siguruar një pastrim të thellë dhe të butë. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid salicilik (BHA), e bënë këtë larës ideal për lëkurën e prirur ndaj akneve, kjo pasi ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura. Ndërsa, kompleksi i patentuar HEARTEASE, që përmban ekstrakt dhe proteazë të Houttuynia Cordata, vepron si një eksfoliant i butë që heq mbetjet dhe lëkurën e vdekur pa shkaktuar irritim. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm

Përbërësit "magjik"

acid suksinik, acidin salicilik (BHA), Houttuynia Cordata, 

Lista e plotë e përbërësve

Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Glycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Disodium 2-Sulfolaurate, Sodium Chloride, Methylpropanediol, Houttuynia Cordata Extract (10, 000ppm), Quillaja Saponaria Bark Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Chitosan, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Coco-Glucoside, Panthenol, Salicylic Acid, Succinic Acid (5, Butylene Glycol, Lauryl Hydroxysultaine, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Hexylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Protease, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Cholesterol, Fragence, Water, Houttuynia Cordata Flower/Leaf/Stem Water, Tocopherol

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Heartleaf Succinic Moisture Cleansing Foam

950 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI