-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Foam : Pine Cica 1% + Probiotics
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Pastrues fytyre ujor.
KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Foam: Pine Cica 1% + Probiotics është një pastrues në formë shkume i krijuar për të larguar papastërtitë, sebumin e tepërt dhe mbetjet e grimit pa e tharë lëkurën apo pa dëmtuar barrierën e saj mbrojtëse. Formula e tij me pH të balancuar kombinon Pine Cica Complex 1% (ekstrakt pishe dhe Centella Asiatica) me probiotikë si Bifida Ferment Lysate dhe Lactobacillus Ferment, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve, forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të saj. Përmban gjithashtu Acid Salicilik (BHA), i cili eksfolion butësisht qelizat e vdekura, ndihmon në pastrimin e poreve dhe redukton shfaqjen e pikave të zeza dhe të bardha. Kompleksi i Centella Asiatica-s, i pasuruar me Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid, kontribuon në qetësimin e skuqjeve dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e freskët dhe e rehatshme, pa ndjesinë e tendosjes që shpesh shkaktojnë pastruesit e fortë. Ky larës është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara ose me prirje ndaj akneve, por mund të përdoret edhe nga lëkurat e ndjeshme që kërkojnë një pastrim efektiv dhe qetësues.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Pishe (Pine Cica Complex), Centella Asiatica, Lizat i Fermentit Bifida, Ferment Lactobacillus, Acid Salicilik (BHA), Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Acid Madekassik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Stearic Acid, Coco-betaine, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Salicylic Acid, Butylene Glycol, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Ethylhexylglycerin, Bifida Ferment Lysate, Synthetic Beeswax, Disodium Edta, Pinus Densiflora Leaf Extract(100 ppm), Centella Asiatica Extract(100 ppm), Lactobacillus Ferment, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic acid, Madecassoside, Bambusa Vulgaris Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













